Faleminderit që jeni përdorues i shërbimeve tona në internet në ueb faqen britmi.org. Ju jeni në këtë hapësirë të sajtit për të mësuar për kushtet e përdorimit. Termet e përdorura si “ne,” “jonë”, “tona”, “tonë” “tanë” , “ynë” i referohen tutje Britmi.
Këto kushte të përdorimit, aplikohen për të gjithë përdoruesit tanë (që përfshinë persona ose përfaqësues të subjekteve juridike, ose motorë digjital të cilët ngjiten, indeksojnë, kopjojnë, ruajnë ose transmetojnë përmbajtje digjitale).
Këto kushte të përdorimit mund të modifikohen në çdo kohë nga ana jonë. Prandaj, ju lutem kontrolloni kohë pas kohe këtë hapësirë të sajtit për të mësuar për ndryshimet e bëra.
Duke përdorur përmbajtët, veglat, veçoritë dhe funksionalitetin e vendosur në britmi.org, nëpërmjet API të kësaj ueb faqeje ose nëpërmjet ndonjë aplikacioni ose faqeje tjetër të ndërfaqeve me britmi.org, ju pranoni të jeni një “Vizitor” (që do të thotë që ju thjesht kërkoni faqen e internetit britmi.org). Termi “ju” ose “Përdorues” i referohet një Vizitori në internet.
Me rastin e hyrjes në faqen britmi.org, ju pajtoheni të pranoni kushtet e shërbimit aktual, sipas ligjeve dhe rregulloreve të zbatueshme, si dhe pajtoheni se jeni përgjegjës për pajtueshmëri me çfarëdo ligji të zbatueshëm vendor. Nëse nuk pajtoheni, ju mund të mos vizitoni më faqen.
Kontakti me ne
Adresa: Rruga B Kompleksi WG Construction, Objekti 2 – Hyrja 2, Kati 3, nr. 15, 10000 Prishtinë
Email: [email protected]
Rrjete Sociale: Facebook
Shenja identifikuese
Britmi, emri, logo dhe përmbajtjet intelektuale/autoriale janë pronë e Britmi dhe nuk mund të përdoren në asnjë formë pa leje paraprake.
Platforma
Instituti Britm i parë është organizatë jo-fitim prurëse që për qëllim ka promovimin e mendimit filozofik, artit dhe kulturës, përmes botimeve, përkthimeve, ligjëratave, duke sjellë mendimin filozofik më pranë lexuesit dhe duke nxitur të menduarit filozofik për çështjet më kritike të shoqërisë. I themeluar në tetor të vitit 2020 në Prishtinë, Britm i parë ka publikuar ueb-faqen e tij e cila do të jetë platforma kryesore e komunikimit me publikun.
Emri “Britm i parë” e ka kuptimin e muajit të parë të vjeshtës. Siç e shpjegon edhe fjalori i gjuhës shqipe britm është “një nga tre muajt e vjeshtës. Britmi i parë vjeshta e parë, shtatori. Britmi i dytë vjeshta e dytë, tetori. Britmi i tretë vjeshta e tretë, nëntori.” Fjala britm është “formim i brendshëm nga brij ‘brej’ me kuptimin ‘këpus, vjel’, (‘muaji i të vjelave’).” Me emër kemi synuar të përçojmë tek lexuesi një ndjesi të poetikës, të asaj që në antikitet është quajtur poiesis, e që e ka kuptimin “me kriju”, “me sjellë në jetë” qoftë gjëra nga vet natyra apo të krijuara nga njeriu.
Politikat e privatësisë
Për të mësuar për politikat e privatësisë, ju lutem shfrytëzoni për informacion këtë adresë: PRIVATËSIA
Modifikimet
Kushtet dhe mënyrat e përdorimit të shërbimeve të kësaj faqeje mund të rishikohen dhe ndryshohen. Kjo mund të bëhet në çdo kohë pa lajmërim dhe do të shfaqet koha, data dhe natyra ku tregohen qartë në këtë dokument për rregullat e reja.
Përditësimi i fundit: 19.12.2023