Rreth nesh
Numrat Seritë Blog
ESE Intervistë
Të gjithë artikujt
AUTORI
Filozofi Psikologji/Psikanalizë Letërsi Sociologji
DOKUMENTAR LIGJËRATË PUBLIKE

Privatësia

Kush jemi ne?

Britmi nën domainin në internet britmi.org

Instituti Britm i parë është organizatë jo-fitim prurëse që për qëllim ka promovimin e mendimit filozofik, artit dhe kulturës, përmes botimeve, përkthimeve, ligjëratave, duke sjellë mendimin filozofik më pranë lexuesit dhe duke nxitur të menduarit filozofik për çështjet më kritike të shoqërisë. I themeluar në tetor të vitit 2020 në Prishtinë, Britm i parë ka publikuar ueb-faqen e tij e cila do të jetë platforma kryesore e komunikimit me publikun.

Përdorimi i të dhënave personale në faqen britmi.org, tutje referuar si “NE”, është rregulluar në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 06/L-082 në Kosovë.

Ne i kushtojmë rëndësi përdoruesve tanë dhe besojmë që ju keni të drejt për të kontrolluar përdorimin e informacioneve tuaja personale dhe privatësia juaj duhet respektuar. Ne kufizojmë qasjen dhe procedimin e të dhënave tuaja prej palëve të tjera. Ne nuk do përdorim të dhënat personale në një mënyrë që nuk përputhen për qëllimin që na i keni dhënë.

Ju keni të drejtë të kërkoni nga ne të mos i procedojmë dhe/ose përpunojmë të dhënat e juaja personale.

Kontakti me ne

Adresa: Rruga B Kompleksi WG Construction, Objekti 2 – Hyrja 2, Kati 3, nr. 15, 10000 Prishtinë
Email: [email protected]
Rrjete Sociale: Facebook

Pranimi i kushteve të shërbimit

Duke përdorur informacionin, veglat, veçoritë dhe funksionalitetin e vendosur në britmi.org, nëpërmjet API të kësaj ueb faqeje ose nëpërmjet ndonjë aplikacioni ose faqeje tjetër të ndërfaqeve me britmi.org, ju pranoni të jeni një “Vizitor” (që do të thotë që ju thjesht kërkoni faqen e internetit britmi.org). Termi “ju” ose “Përdorues” i referohet një Vizitori në internet.

Me rastin e hyrjes në faqen britmi.org, ju pajtoheni të pranoni kushtet e shërbimit aktual, sipas ligjeve dhe rregulloreve të zbatueshme, si dhe pajtoheni se jeni përgjegjës për pajtueshmëri me çfarëdo ligji të zbatueshëm vendor. Nëse nuk pajtoheni, ju mund të mos vizitoni më faqen.

Cilat të dhëna personale i grumbullojmë dhe pse?

Komentet

Kur vizitorët lënë komente në faqe, ne grumbullojmë të dhëna të shfaqura në formularin e komenteve, si emri, mbiemri, posta elektronike, numrin kontaktues të telefonit si dhe IP adresën. Aktualisht, Britmi nuk ofron mundësinë e komenteve në faqen https://www.britmi.org.

Në faqen e Britmi në rrjetin social të facebook, lejohen komentet. Britmi është vetëm moderator. Të dhënat dhe përmbajtjet në këtë rrjet social, janë pjesë e rregullave të privatësisë që rregullohen nga Meta. Ju keni të drejtë të i raportoni komentet në Britmi të cilat i konsideroni se nuk i përmbushin standardet etike, kanë karakter të gjuhës denigruese, nxitje të urrejtjes apo bazës së përkatësisë.

Formularë kontakti

Aty ku është e domosdoshme dhe vetëm për qëllim të komunikimit me ju, ne përdorim formularë kontaktesh. Të dhënat si emri, mbiemri, numri kontaktues, posta elektronike në fushat e domosdoshme mblidhen nga përdoruesit. Qëllimi i vetëm i mbledhjes së të këtyre të dhënave është komunikimi i ndërsjellë me ne.

Cookies

Ne përdorim Cookies të cilat kanë për qëllim përmirësimin e eksperiencës së përdoruesve si dhe përmirësimin e karakteristikave funksionale të aplikacionit tonë në internet.

Ne përdorim një cookie për menaxhimin e sesionit tuaj në mënyrë anonime: nëse paraqitni një formular, një sesion cookie mund të jetë vendosur për t’ju lejuar të konfirmoni një ri-paraqitje. Sistemi i menaxhimit të përmbajtjes në faqen tonë lë një cookie për administrimin e sesionit tuaj, por nuk përdoret për qëllime gjurmuese (përcjellëse).

Për mu shumë informacione rreth përdorimit të cookies, klikoni këtu.

Për monitorimin e trafikut, ne përdorim shërbimet e “Google Analytics” dhe qëllimi i vetëm është rritja e performancës së platformës dhe eksperiencës së përdoruesve. Asnjë përdorim tjetër nuk behët prej të dhënave të mbledhura, dhe se dhënat nuk kalohen të palët e treta.

Çdo herë që vizitoni një faqe në britmi.org dhe çdo herë kur shkarkoni një file, informacionet e aktivitetit janë të proceduara dhe të ruajtur në protokoll të përkohshëm. Të dhënat renderohen në mënyrë anonime përmes shndërrimit në IP adresë.

Informacionet në vazhdim ruhen meqë në rast kur ju vizitoni ose shkarkoni një faqe:

• Specifikat teknike të përdorimit të shfletuesit;
• IP adresa anonime;
• Koha dhe data;
• Faqja e hapur/emri i file të shkarkuar.

Ju mund të refuzoni përdorimin e cookies duke rregulluar shfletuesin tuaj dhe të ndaloni mbledhjen e të dhënave.

Ju gjithashtu mund të parandaloni të mblidhen të dhënat e gjeneruara nga cookies dhe që lidhen gjatë përdorimin të internetit (përfshirë IP adresën) në Google dhe përpunimin e këtyre të dhënave nga Google, duke shkarkuar shtesën e shfletuesit në dispozicion në linkun e mëposhtëm:

https://tools.google.com/dlpage/gaoptout

Për më shumë informacion në lidhje me Google Inc dhe Google Analytics, shkoni në:

https://www.google.com.

Për të u informuar për politikat e privatësisë së Google, ju mund të vizitoni linkun më poshtë, ose të shfrytëzoni burime alternative të këtij ofruesi të shërbimeve në internet:

https://google.com/chrome/browser/privacy/

Lidhjet me faqet tjera (hyperlinks)

Shërbimi ynë mund të ofrojë lidhje me ueb faqe ose burime të tjera. Duke qenë se Britmi nuk ka kontroll mbi faqet dhe burimet e tilla, ju pranoni dhe pajtoheni që britmi.org nuk është përgjegjës për disponueshmërinë e faqeve ose burimeve të jashtme, dhe nuk miraton dhe nuk është përgjegjës për çdo përmbajtje, reklamim, produkte ose produkte të tjera materiale nga këto burime. Ju gjithashtu pranoni dhe pajtoheni që britmi.org nuk do të jetë përgjegjës i drejtpërdrejt ose tërthorazi, për çdo dëm apo humbje të shkaktuar ose të dyshuar të shkaktuar nga/ose në lidhje me përdorimin ose mbështetjen në ndonjë përmbajtje të tillë.

Me kë i ndajmë të dhënat tuaja

Ne kufizojmë qasjen dhe procedimin e të dhënave tuaja prej palëve të tjera. Ne nuk do përdorim të dhënat personale në një mënyrë që nuk përputhen për qëllimin që na i keni dhënë.

Për sa kohë i mbajmë të dhënat tuaja

Nëse lini një koment, si për shembull në artikuj dhe përmes faqes së britmi.org në platformën facebook, komenti dhe të dhënat për të mbahen pambarimisht, përderisa respektohen parimet etike si dhe është subjekt i rregullave të Meta. Përdoruesit e rrjetit social “Facebook” kanë mundësinë e kontrollimit, editimit dhe/ose fshirjes së komenteve të tyre.

Të dhënat që mblidhen përmes formularëve në këtë ueb faqe, siç janë emri; mbiemri; e-mail; telefoni; përmbajtjet tekstuale; fajllat e ngarkuar, mbeten vetëm për komunikim tonë të ndërsjellë. Ne përpiqemi që të mbledhim sa më pak të dhëna personale. Përmbajtjet e dërguesve përmes postës elektronike ose ueb aplikacionit, në serverët tan ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme, por jo më shumë se 3 vit.

Regjistrimi i anëtarëve (Subscribers)

Ne ofrojmë shërbimet e abonimeve (subscribe).

Ç’të drejta keni mbi të dhënat tuaja

Ju keni të drejtë si dhe mund të kërkoni të fshijmë çfarëdo të dhënash personale që kemi mbajtur rreth jush. Kjo nuk përfshin çfarëdo të dhënash të cilat jemi të detyruar t’i mbajmë për qëllime administrative, ligjore, ose sigurie. Për të parashtruar kërkesë ju mund të na shkruani në [email protected].

Si i mbrojmë të dhënat tuaja

Shërbimet e britmi.org, dhe përmbajtjet që mund të të shkarkohen dhe janë të qasshme për përdoruesit në internet, ofrohen dhe menaxhohen BRITMI. JU shprehimisht jeni dakord që përdorimi juaj i britmi.org, shërbimeve të saj, janë përgjegjësi e vetme e juaja. Për faktin e ndjeshmërisë së të dhënave digjitale, JU jeni dakord dhe jeni të vetëdijshëm mbi mënyrën e përdorimit dhe dëmet që mund të shfaqen ose shkaktohen si rezultat i rrugëtimit digjital të të dhënave ose prej aplikacioneve shkarkuese ose përmes pajisjeve të përdorura siç janë shfletuesit apo sistemet operative të kompjuterëve.

Nga ekipet tona do të behën përpjekje maksimale për të parandaluar çdo ndërhyrje ose nga viruset ose komponentët e tjera të dëmshme në aplikacion, në çdo shërbim, servera, ose emailat e dërguara. Pavarësisht nga më sipër, kjo faqe pranon se është në përputhje me standardet më të larta etike dhe profesionale në organizatë në mbrojtjen dhe ruajtjen e të dhënave përmes rrjetit të saj.

Modifikimet

Kushtet dhe mënyrat e përdorimit të shërbimeve të kësaj faqeje mund të rishikohen dhe ndryshohen. Kjo mund të bëhet në çdo kohë pa lajmërim dhe do të shfaqet koha, data dhe natyra ku tregohen qartë në këtë dokument për rregullat e reja.

Përditësimi i fundit: 19.12.2023