Rreth nesh
Numrat Seritë Blog
ESE Intervistë
Të gjithë artikujt
AUTORI
Filozofi Psikologji/Psikanalizë Letërsi Sociologji
DOKUMENTAR LIGJËRATË PUBLIKE

“Mendjet më të ndritura Si e ktheu Allen Ginsberg çmendurinë në poezi revolucionare”

Stevan M. Weine

Poezia “Howl” (Ulërimë) e Allen Ginsberg-ut fillon me një prej frazave më rezonante në poezinë moderne: ”I kam parë mendjet më të ndritura të brezit tim të shkatërruara prej çmendurisë”.

Tridhjetë vite më vonë, Ginsberg i dorëzoi një studenti të mjekësisë në Universitetin Columbia materiale që nuk i kishte ndarë më parë me askënd tjetër, duke përfshirë regjistra psikiatrikë që dokumentonin se si ai dhe nëna e tij, Naomi Ginsberg, ishin përballur me sëmundje mendore.

Dr. Stevan Weine, studenti i atëhershëm i mjekësisë që pati pranuar këto materiale dhe tani autor i librit “Best Minds: How Allen Ginsberg Made Revolutionary Poetry from Madness” (Mendjet më të ndritura: Si e ktheu Allen Ginsberg çmendurinë në poezi revolucionare) do të sjellë para audiencës Kosovare një vështrim shpërfaqës të asaj se si poeti legjendar i Brezit Beat, Allen Ginsberg, transformoi përvojat e sëmundjes mendore dhe çmendurisë në disa prej poezive më të fuqishme e gjerësisht të lexuara të shekullit të njëzetë.

Në këtë ligjëratë publike, Dr. Weine do të ndajë poezi, video, imazhe, copëza biografike, dhe regjistra psikiatrikë që tregojnë se si ai dhe nëna e tij, Naomi Ginsberg, ishin përballur me sëmundje mendore. Ai shqyrton marrëdhëniet komplekse mes sëmundjes mendore, psikiatrisë, traumës, poezisë dhe profecisë – përmes qasjes që Ginsberg e ofroi me aq bujari – për të hedhur një dritë të re, të gjallë dhe të domosdoshme mbi një ikonë amerikane. Weine ofron edhe një të kuptuar të ri mbi paternalizmin, dështimet në trajtim, lëshimet etike dhe kufizimet e psikiatrisë amerikane të viteve të 40-ta dhe të 50-ta të shekullit të njëzetë.

Përballë zbulimeve të reja, sfidat me të cilat ishte përballur Ginsberg duken më të ashpra dhe arritjet e tij, si poet por edhe si avokues, edhe më mbresëlënëse.

Autor: Stevan M. Weine

Publikuar nga:

Instituti Britm i parë është organizatë jo-fitim prurëse që për qëllim ka promovimin e mendimit filozofik, artit dhe kulturës, përmes botimeve, përkthimeve, ligjëratave, duke sjellë mendimin filozofik më pranë lexuesit dhe duke nxitur të menduarit filozofik për çështjet më kritike të shoqërisë. I themeluar në tetor të vitit 2020 në Prishtinë, Britm i parë ka publikuar ueb-faqen e tij e cila do të jetë platforma kryesore e komunikimit me publikun.

20 Mars, 2024
Postime të ngjashme
“Fundi i psikiatrisë? Çmenduria, Mjekësia dhe Shëndeti mendor”
Ligjëratë publike nga Dr. Justin Garson me temën “Fundi i psikiatrisë? Çmenduria, Mjekësia dhe Shëndeti mendor”.