Arif Muharremi
Fjalët ma s’miri përkthehen natën:
kur roja të ndal për një cigare.
Kur shiun e ke afër,
po shtëpinë ma ngat. Kur t’vjen
me u pshurrë te kantat e bërllogut,
e macat e çojnë krytë prej kutisë së Hallall Picës
si inxhet n’ dritare kur t’i hapin ata sytë e pabesë.
Kur t’shkon buza n’gaz se e din arsyen,
pse një dritë është e dhezun në shtëpinë e kojshive.
Kur llava e qenve të mahallës të përcjell deri te dera,
po çelsi i shpisë t’ka ra dikah prej birës
në xhepat e farmerkave
që i ke ble me rrogën e parë mas luftës.
Kur don me ndrru naj llaf me pastruesit që i lajnë trotuaret,
po sen s’merret vesh se hoxha fillon me k’nu
deri kur e ka të shkrume. Kur t’bjen n’mend
që ke harru qe dy ditë me pagu rrymën,
po e din që inkasanti osht n’burg për dhunë familjare.
Kur e merr vesh që nesër duhesh me u zgju herët
e me qenë i bukur,
për atë.
Se fjalët ma s’miri përkthehen
kur s’kanë nevojë me u thanë.