Erlisë Beqiri
“Qishtu u kanë jeta” – Filmi i shkurtër dokumentar me regji të Erlisë Beqirit, i realizuar në kuadër të projektit të Institutit Britm i parë “Kronikat e fuqizimit: Narrativat e të rinjve kundër diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës me bazë gjinore përmes filmave dokumentarë”, sjell copëza nga intervista me gjyshen e saj Fahrije, e cila gjatë filmit flet për përvojat e saj me diskriminimin gjinor në Kosovë prej çiknisë e deri në moshën e tashme të pleqërisë.
Ky produksion është realizuar përmes mbështetjes financiare të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, në kuadër të projektit “Luftimi i diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe dhunës me bazë gjinore”.
Për të shikuar këtë film të shkurtër dokumentar, ju mund të vizitoni kanalin tonë në Youtube LINK
Përmbajtja e tij është përgjegjësi e plotë e Advocacy Training and Resource Center – ATRC, Democracy for Development (D4D), Internews Kosova dhe Institutit Britm i parë, dhe jo domosdoshmërish i përfaqëson pikëpamjet e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë.